Trajneri i Kombëtares Silvinjo ka të drejtë të jetë optimist për “play-off”-in e Botërorit në muajin mars, pasi ka në dispozicion një kontigjent të madh lojtarësh që luajnë në kampionate të forta dhe nga ky kontigjent ka lojtarë cilësorë që luajnë me top-klube europiane e një pjesë janë protagonist të padiskutuar në klubet e tyre, lojtarë me tipare lideri dhe mjaft të qëndrueshëm që japin garanci në repartet ku aktivizohen. Natyrisht, një pjesë bëjnë diferencë por ka të tjerë që duhet të përpiqen akoma më shumë për të ruajtur formën ose për ta rritur atë.
Një nga lojtarët që lakohet shpesh është Armando Broja, i cili luan me Bërnlin në Angli. Ai ka cilësi, por ka një problem gjatë kësaj periudhe. Edhe pse ëhstë kthyer të luajë titullar me ekipin e tij ai nuk po gjen dot rrugën e rrjetës. Brojës tonë i mungon goli dhe kjo shndërrohet në problem serioz për vetë lojtarin që synon të kthehet në majë pas atij dëmtimi të tri viteve më parë që e mbajti shumë kohë jashtë fushave. Edhe në ndeshjen e fundit të Bërnlit Broja luajti titullar por nuk shënoi dhe “steriliteti” i tij në lojën sulmuese ka nisur të shqetësojë krejt simpatizantët e tij.
Luan mirë e bukur, ka besimin e trajnerit, punon fort në fushë dhe ka elegancë, por nuk po gjen rrugën e rrjetës dhe kjo shkakton probleme. Si të mos mjaftonte problem I Brojës, duhet thënë se sulmuesit kuqezi po vuajnë në këtë moment me ekipet e tyre si Daku e Manaj, njëri në Rusi e tjetri në Arabi. Për momentin më në fomë duken Arbër Hoxha dhe Myrto Uzuni. Duket qartë se Silvinjo ka punë ëprpara me sulmuesit, megjithëse për ndeshjen ndaj Polonisë në “play-off”, ai duket se me shumë gjasë do të fokusohet te mbrojtja, për të mos pasur depërtime, pra që porta të sigurohet 100% që polakët të mos arrijnë të shënojnë. Shqiponjat në atë ndeshje më shumë do të mendojnë për kundërsulmin.
Broja titullar, por nuk arrin të shënojë
Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, luajti ndeshjen e dytë si titullar për ekipin e Burnlit, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që u aktivizua nga fillimi në fund në takimin kundër Fulham. 24-vjeçari kuqezi pati disa raste të mira shënimi, por pa mundur të gjente dot rrjetën. Nga ana tjetër, Bërnli u mposht sërish në kampionat me rezulatin 2-3, duke rrezikuar rënien nga kateëgoria pasi ndodhet në vendin e 19-të me vetëm 10 pikë të grumbulluara. Kujtojmë që Broja nuk po shënon dhe kjo nënkupton se ndaj tij mund të rritet sërish presioni.
Është ndeshja e tretë që ai luan titullar radhazi. Trajneri e ka motivuar shumë dhe i ka dhënë besim. Ndoshta kjo ëhstë një ndihmë psikologjike që lojtari të ndihet i vlerësuar duke e përzgjedhur titullar, por edhe një ndihmë që duke e lënë në fushë 90 minuta ai të çl;irohet e të shënojë. Një gol mund të kishte efekt pozitiv psikologjik në këtë moment të karrierës së tij. Një gol ndihmonte shumë, por ai gol nuk po vjen dhe kjo është torturuese për Brojën, trajnerin dhe vetë klubin e Bërnlit e për krejt tifozët e tij. Gjithsesi, ka një avantazh, ai po luan titullar dhe trajneri po i jep besim. Me këtë ritëm do të vijë edhe goli e të gjithë shpresojnë që ai moment të ndodhë që në ndeshjen e radhës.
































