Google search engine
Home Bota Rajoni Prej disa ditësh fermerët në Greqi në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor...

Prej disa ditësh fermerët në Greqi në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

0
97

Prej disa ditësh fermerët në Greqi kanë vijuar me protestat. Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se edhe ditën e sotme do të bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq. Bllokimi do të nisë nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke).

NJOFTIMI I POLICISE
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here