Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, ja si do të funksionojë

0
65

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Në garë janë 4 kandidatë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Secili kandidat do të bëjë prezantimin e tij, më pas do të pyetet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të shkuar drejt votimit.

Mësohet se Votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK ka ndryshuar, pasi do të ketë një rregullore të re.

Gazetarja Anila Hoxha, raporton se votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) do të shkruhet emri i prokurorit. Ndër të tjera mësohet se kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here