Durres/ Punime në rrjetin e ujësjellësit, këto janë zonat që do të preken ditën e nesërme

0
53

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, si pasojë e stakimit të dy stacioneve kryesore të ujësjellësit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

Ndërprerja, sipas saj, është e domosdoshme për shkak të remonteve të planifikuara nga OSHEE dhe OST, të cilat do të kryejnë punime teknike në rrjetin e energjisë elektrike.

Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të furnizimit me energji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here