“Po harxhojmë triliona dollarë për mbrojtjen e vendeve të pasura europiane” – Deputeti republikan, projektligj për daljen e SHBA-ve nga NATO

0
71

Deputeti republikan Thomas Massie ka paraqitur në Kongres projektligjin e quajtur “NATO Act”, i cili synon të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Massie e cilëson NATO-n si “një strukturë të vjetruar të Luftës së Ftohtë” dhe argumenton se SHBA po shpenzon “triliona dollarë” për mbrojtjen e vendeve të pasura që “refuzojnë të mbrojnë veten”.

Projektligji kërkon që presidenti të njoftojë zyrtarisht Aleancën për largimin, ndalon financimin amerikan për buxhetet e përbashkëta të NATO-s dhe deklaron se roli i saj nuk përputhet më me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Në Senat, një projektligji shoqërues është paraqitur nga senatori republikan Mike Lee.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here