BKH/ Me 11 vota pro dhe asnjë kundër! KLP pranon propzimin e SPAK

0
36

Joni Keta është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarë të KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme, (SPAK).
Joni Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e ‘FBI-së shqiptare’.

Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.

Më herët në këtë detyrë ishte Aida Hajnaj. Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here