Google search engine
Home Bota Ivanka Trump, studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan tre libra për Shqipërinë,...

Ivanka Trump, studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan tre libra për Shqipërinë, mes tyre dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Kadaresë

0
113

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit, duket se po studion seriozisht historinë e Shqipërisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë, “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.

Sakaq, Ivanka tregon se po bën kërkime, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here