Ukraina shkatërroi një avion luftarak rus MiG-29 në aeroportin ushtarak Karacha në Krime

0
63

Forcat e inteligjencës ukrainase kanë goditur objektet strategjike të Rusisë në Krimenë e pushtuar. Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, e njohur si HUR, ka sulmuar një avion luftarak rus MiG-29 në aeroportin ushtarak Karacha në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Operacioni u krye nga njësia elitare ushtarake “Fantazma” (“Ghost”) nën HUR më 4 dhjetor. Po të njëjtën natë, njësia “Ghost” goditi edhe kompleksin e radarit Irtysh pranë Simferopolit të pushtuar përkohësisht, në Krime.

Irtysh-3S është një radar mbrojtës bregdetar që operon në diapazonin e frekuencës X-band. Pamje video të qarkulluara në rrjetet sociale tregojnë momentet e goditjes së caqeve ushtarake ruse. Në një deklaratë, Inteligjenca e Mbrojtjes tha se njësitë e saj speciale vazhdojnë të dobësojnë sistematikisht sistemin rus të mbrojtjes ajrore mbi gadishullin e pushtuar përkohësisht të Krimesë, duke shkatërruar radarë, sisteme kundërajrore dhe tashmë edhe aviacionin luftarak rus.

Duhet kujtuar se më 21 shtator, njësia “Ghost”, për herë të parë që nga fillimi i luftës, dogji dy avionë amfibë rusë Be-12 Chayka. Forcat e inteligjencës ukrainase kanë rritur frekuencën dhe intensitetin e sulmeve me raketa dhe dronë me rreze të gjatë ndaj pozicioneve ushtarake ruse dhe objekteve strategjike në territoret ukrainase të pushtuara, si edhe thellë brenda Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here