Bashkë në një dalje publike, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

0
68

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë dhënë së fundmi deklaratat e tyre të para së bashku, gjatë një daljeje në publik, ku u kapën në befasi nga influenceri i njohur David Carmi.

Carmi është i njohur për qasjen e tij spontane, duke iu afruar njerëzve të panjohur dhe personazheve VIP në rrugët e Nju Jorkut për t’i pyetur se “çfarë u jep atyre vetëbesim”.

Kur influenceri iu afrua çiftit, Hadid u përgjigj se “të ndihem e lumtur” është ajo që i jep vetëbesim.  Influenceri iu drejtua më pas Cooper-it, i cili tha se “të jem gjallë” është ajo që i jep atij vetëbesim.

gigi

“Një këshillë vetëbesimi për dikë që po e ka të vështirë, dhe më pas ju lë”, shtoi David Carmi. “Merreni ditë pas dite”, u përgjigj Gigi Hadid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here