Ish-deputeti Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe përçarjet që po bën Ervin Salianji, duke vijuar me misionin e Luli Bashës.
Në analizën e tij, Spaho ka theksuar se e vërteta duhet parë në sy duke ngritur pikëpyetje se kush e ktheu atë në parti pasi ai i quajti llum dhe “non grata” demokratët, kush donte ta bënte kreun e grupit parlamentar pasi iu sul me dru dhe u hodhi gaz demokratëve, kush e shpalli të burgosur politik mashtruesin “Babale”, kush e futi në Kryesi në kundërshtim me statutin etj.
Pa u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe pa mbajtur përgjegjësi, thekson Edmond Spaho, nuk mund të bëhet drejtësi.
Statusi i Edmond Spahos
Po shoh një masë të madhe demokratësh të ndihen të lehtësuar që më së fundi u bë e qartë që Babalja ja paska pasur me hile SB dhe PD dhe tani që i doli fytyra e vërtetë paskemi shpëtuar.
Njëlloj si në diktaturë kur lehtësoheshim pasi kapej grupi i radhës armiqësor.
Këtij arsyetimi i mungon morali dhe PD ka vuajtur dhe do vuajë sa kohë është parti ku morali e ka të vështirë të gjejë strehë.
Ju mund të më shani çfarë të doni, përfshirë atë shprehjen që flet se nuk u bëre deputet, por e vërteta duhet parë në sy.
Kush i quajti llum dhe nongrata demokratët dhe SB në një fjalim në Korçë?
Kush e ktheu “Babale” mashtruesin në PD dhe deshte ta bënte kryetar të grupit parlamentar pasi i vuri hurin dhe gazin demokratëve në 8 Janar?
Kush e shpalli mashtruesin të burgosur politik që mbolli flokët dhe rregulloi hundën në burg?
Kush e futi Babalen në Kryesi në kundërshtim me statutin?
Kush solli Babalen në krye të PD dhe largoi mbështetësit e foltores sepse Babalja nuk mund të punonte me ta?
Kush futi në listat e mbyllura babalet e PD dhe dha porosi në struktura që në 11 Maj të mos votoheshin mbështetësit e Foltores?
Me politikën që u ndoq gjatë dy viteve të fundit a është PD sot më e bashkuar apo më e përçarë dhe më e fragmentarizuar?
Pa i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave si to si dhe pa mbajtur përgjegjësi nuk mund të bëhet drejtësi. Sepse do na dalë Babalja i radhës sikurse PD i kanë dalë Babale pa fund këto 35 vjet.
Mos e hidhni kaq shpejt poshtë Babalen se është produkt i yni.
PD nuk rron dot pa Babale. Më vjen keq, por SB këtë takem i do rreth vehtes që tu bëjë shantazh dhe të shtrojnë kurrizin.
Uroj që Babalja të mos jetë i futur nga brenda që të bëjë këto gurgulera.
P.S. Të gjithë ata që kanë mendime dhe argumenta kundër me të mijat janë të mirëpritur të komentojnë në këtë faqe. Kush fyen dhe ofendon nuk do ketë mundësi më të komentojë.


































