Gjyqi për dosjen ‘Veliaj’, ish-deputetja Bushka kërkon pushimin e çështjes ose shpalljen e moskompetencës nga GJKKO

0
61

Në GJKKO po vijon seanca për dosjen e kryebashkiakut Veliaj. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se ka përfunduar me mbrojtjen, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka. Mësohet se mbrojtja e Bushkës ka paraqitur 3 kërkesa.

Fillimisht Bushka kërkon pushimin e çështjes, por në rast se kjo kërkesë nuk pranohet, ajo kërkon veçimin e çështjes së saj dhe moskompetencën nga GJKKO, si edhe gjykim të shkurtuar.

SPAK e akuzon Bushkën për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ajo dyshohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here