Amir Rrahmani përzgjidhet mbrojtësi më i mirë i Serisë A për vitin 2025

0
46

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shpallur mbrojtësi më i mirë në Serie A për edicionin e kaluar. Rrahmani udhëhoqi mbrojtjen e Napolit që e fitoi titullin e kampionit të Italisë.

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të edicionit të kaluar, e njohur si “Gran Gala del Calcio”, është mbajtur të hënën mbrëma në Milano. Këtë ngjarje e organizon Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIC). Rrahmani dhe Alesandro Bastoni i Interit janë shpallur mbrojtësit më të mirë të qendrës. Denzel Dumfries i Interit u shpall mbrojtësi i djathtë më i mirë, ndërsa Federiko Dimarko (Inter) mbrojtësi i majtë më i mirë. Mile Svilar i Romës u përzgjodh portieri më i mirë, ndërsa mesfusha më e mirë e edicionit të kaluar të Serie A përbëhet nga Nikolo Barella (Inter), Scott McTominay (Napoli) e Tijjani Reijnders (Milan). Holandezi Reijnders tani është te Mançester Siti. Lautaro Martinez i Interit, Moise Kean i Fiorentinas dhe Mateo Retegui i Atalantas, tani tek Al-Qadsiah, janë përzgjedhur sulmuesit më të mirë të kampionatit të kaluar. Ndërkohë mesfushori skocez i Napolit, Skot McTominay u shpall lojtari më i mirë i edicionit 2024/2025 në Serie A. “Punoj çdo vit që të përmirësohem”, ka thënë kapiteni i Kosovës. Përzgjedhja e ekipit më të mirë është bërë me vota të lojtarëve. Interi prezantohet me pesë lojtarë, Napoli me vetëm dy, ndërsa Roma, Milani, Fiorentina e Atalanta me nga një.

“Ai ishte njëri prej lojtarëve konstantë mes dy titujve. Trajnerë të ndryshëm, nga Spalletti te Conte, dhe me shumë lojtarë të larguar pas titullit të vitit 2023 si Osimhen, Kvara dhe Kim, të tjerë lojtarë të rëndësishëm erdhën te Napoli. Por Rrahmani mbeti. Fillimisht në dyshe me Kim e më pas me Buongiorno, duke luajtur në të gjitha 38 ndeshjet, ai është lider i vërtetë. Rrahmani dhe Bastoni kanë fituar në konkurrencë me Acerbin, Buongiornon dhe Ndickan”, ka shkruar “Sky Sport Italia”,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here