Marash Kumbulla kthehet nga dëmtimi dhe pret të marrë minuta sot, Rrahmani i pakalueshëm te Napoli

0
13

Në Spanjë është rritur vitet e fundit numri i lojtarëve shqiptarë, ku një pjesë madje kanë marrë rol lideri në ekipet e tyre dhe kanë paraqitje shumë të mira. Keidi Bare dhe Ivan Balliu janë nga përfaqësuesja jonë, pa lënë mënjanë edhe mbrojtësin Marash Kumbulla që luan si i huazuar për të dytin sezon radhazi në La Liga spanjolle. Natyrisht, diferencën nga lojtarët shqiptarë e bën sulmuesi Vedat Muriqi i Kosovës, që ka potencial të madh dhe ka ndihmuar Majorkën e tij me gola të rëndësishëm. Ky kontigjent në rritje dhe me cilësi të shtuar padyshim që do të vijë duke u rritur në të ardhmen, pasi La Liga është kampionat i kërkuar dhe kubet e mëdha kanë një qasje më pozitive ndaj lojtarëve shqiptarë.

Mbrojtësi i Majorkës, Marash Kumbulla, mund të luajë disa minuta në ndeshje për Kupë të Spanjës. Këtë e ka paralajmëruar trajneri i Majorkës, Jagoba Arrasate, të hënën në konferencë për shtyp, shkruan “MundoDeportivo”. Majorka të martën nga ora 19:00 luan në udhëtim te Numancia në kuadër të raundit të dytë të “Copa del Rey”. Kumbulla për një periudhë të gjatë ka qenë jashtë fushës për shkak të një lëndimi në kofshë. Reprezentuesi i Shqipërisë u lëndua më 21 shtator në barazimin 1:1 të Majorkës ndaj Atletiko Madridit. Ai i mungoi Majorkës në nëntë ndeshje. Në ndeshjen e fundit të cilën Majorka e zhvilloi të shtunën në La Liga ndaj Osasunës, Kumbulla ishte në bankën e rezervistëve. 25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar katër ndeshje në elitën e futbollit spanjoll. Te Majorka luan edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Vlerësimi/ Rrahmani i pakalueshëm te Napoli

Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Napolit ndaj Romës në “Olimpico”. Kështu e nis shkrimin për Rrahmanin “tuttonapoli.net”. “La Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar kapitenin e Kosovës me notën 7. “Ai nuk lejoi të bëjnë asgjë Fergusoni, Baldanzi dhe Dybala”, shkruan “Corriere dello Sport”. Rrahmani 31-vjeçar luajti 90 minuta në fitoren 1:0 të së dielës mbrëma. Qendërmbrojtësi kosovar me fanellën e Napolit këtë edicion ka luajtur gjashtë ndeshje. Mungoi për kohë të gjatë shkaku i lëndimit.

Portieri/ Visar Bekaj largohet nga Hatajspori turk

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, është larguar nga Hatajspori, skuadra që garon në Kategorinë e Dytë të Turqisë. Bekaj ka bërë të ditur largimin nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Me Hatajsporin, portieri 28-vjeçar nga Prishtina kishte kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por me marrëveshje ka përfunduar bashkëpunimin me klubin turk. “Faleminderit Hatajspor për dy vitet e gjysmë të kaluara! Ka qenë nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre të shkëlqyer. Falënderime të veçanta për tifozët dhe stafin e trajnerëve për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës time këtu. I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar Bekaj të hënën. Bekaj më herët ka luajtur për Ramiz Sadikun, Prishtinën dhe Tiranën. Ai është portier i tretë i Kosovës. Ftohet rregullisht nga viti 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here