Ksabi Alonso pranë shkarkimit, të mërkurën prova e vërtetë për teknikun

0
28

Reali i Madridit është një klub i madh. Në çdo kohë ai ka në gjirin e vet disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Natyrisht, një klub mbretëror si Reali ka gjithmonë në pankinë një trajner të zot. Por vendi bosh që la largimi italianit Ançeloti solli rikthimin në klub të një ish-lojtari që kishte impakt të fortë, pra Ksabi Alonsos. Por gjërat në këtë pjesë të parë të sezonit nuk po shkojnë si duhet për madrilenët.

Siç dihet, Ksabi Alonso zëvendësoi Larlo Ançelotin këtë verë te Real Madridi. “Los Blancos” patën një sezon të harruar vitin e kaluar: nuk fituan asnjë trofe, gjë e rrallë për klubin më të suksesshëm në Evropë. Karlo Ançeloti u largua nga Madridi për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Kështu, Real Madridi solli Ksabi Alonson nga Bajer Leverkuseni. Spanjolli pati një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme në Gjermani, ku skuadra e tij fitoi Bundesligën në vitin 2024, duke i dhënë fund dominimit të Bajernit të Munihut. Ai fitoi gjithashtu DFB-Pokal dhe DFL-Supercup me klubin gjerman. Gjigantët e Madridit prisnin që Alonso të sillte të njëjtin nivel suksesi edhe në Spanjë. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë siç e kishin planifikuar Alonso dhe Madridi. Detyra e tij e parë ishte Kupa e Botës për Klube në SHBA. Në atë turne, kampionët e Evropës, PSG, i ‘shkatërruan’ madrilenët në gjysmëfinale duke fituar 4-0. Sezoni aktual në La Liga nisi në mënyrë të shkëlqyer për madrilenët, të cilët krijuan një epërsi të madhe në krye të tabelës. Por seria e rezultateve të dobëta i ka zbritur ata në vendin e dytë, ndërsa kampionët në fuqi, Barcelona, kryesojnë kampionatin.

Për këtë arsye, bordi i Real Madridit dhe tifozët nuk janë të kënaqur me Alonson. Për më tepër, ai është futur në përplasje me disa lojtarë si Vinicius Junior, Rodrigo dhe Federiko Valverde. Edhe barazimi i fundit kundër Xhironës ka bërë që drejtuesit të mendojnë seriozisht nëse duhet të vazhdojnë me Alonson apo jo. Real Madridi do të përballet me Athletic Club këtë të mërkurë, dhe sipas “The Athletic”, kjo ndeshje mund të vendosë të ardhmen e Ksabi Alonsos. Real Madridi me Alonso deri më tani janë vendin e dytë në La Liga me 32 pikë, teksa e zënë vendin e pestë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. Mbetet të shihet se çfarë masash do të marrë trajneri për të larguar hijet e krizës në radhët e Realit të Madridit, por një rezultat negativ në duelin e radhës mund ta vërë në diskutim pozitën e vetë trajnerit Alonso në drejtimin e “Los Blancos”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here