UEFA zbarkon në FSHF, takim ekspertësh për licencimin e klubeve

0
12

Klubet tona kanë probleme me regjistrimin e jo më të bëhet fjalë për plotësim kriteresh për t’u licencuar në garat e mëdha europiane. Për këto probleme dhe për të rritur efikasitetin në procesin e plotësimit të kritereve të licencimit, Federata e Futbollit mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesit e UEFA-s, Aleš Zavrl, Drejtor i Licensimit të Klubeve, dhe Madinà Shukoor, Koordinatore e Licensimit të Klubeve, të cilët zhvilluan një takim me ekspertët e kritereve të licensimit në FSHF për procesin e licensimit të klubeve.

Gjatë takimit u diskutua funksionimi i plotë i sistemit kombëtar të licensimit, duke përfshirë rregulloret, proceset e licensimit dhe monitorimin e klubeve që marrin pjesë në garat vendase dhe europiane. Administrata e FSHF-së u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Drejtor Administrativ, Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, si edhe ekspertët e kritereve të licensimit. Në qendër të axhendës ishin standardet e UEFA-s, kriteret sportive dhe teknike, aspektet sociale dhe mjedisore, qëndrueshmëria financiare, skema e solidaritetit, licensimi i futbollit të vajzave dhe zhvillimet në sistemin e menaxhimit të futbollit. Gjatë vizitës, Aleš Zavrl zyrtarizoi gjithashtu lajmin se Ëorkshop-i Rajonal i Licensimit të Klubeve 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 shkurt, duke mbledhur federatat e rajonit dhe përfaqësues të UEFA-s për trajtimin e standardeve dhe sfidave në fushën e licensimit dhe qëndrueshmërisë financiare.

Takimi forcon bashkëpunimin mes FSHF-së dhe UEFA-s dhe thekson angazhimin e përbashkët për rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Mbetet të shihet tani se çfarë masash do të ndërmarrin klubet tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here