Ukraina i thotë “po” propozimit të Trump për paqen, topi shkon në fushën e Rusisë

0
37

Ukraina ka rënë dakord me propozimin për paqe të administratës së Donald Trump, deklaroi një burim qeveritar për rrjetin amerikan.

“Sipas zyrtarit amerikan, Ukrainasit kanë pranuar marrëveshjen e paqes. Ka disa detaje të vogla që duhet të rregullohen, por në thelb ka marrëveshje”, thuhet në deklaratë.

“Të hënën vonë dhe gjatë gjithë ditës së martë, ministri Driscoll dhe ekipi i tij zhvilluan bisedime me delegacionin rus për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë,” u shpreh të martën (25/11) nënkoloneli Jeffrey Tolbert, zëdhënës i ushtrisë amerikane.

“Bisedimet po avancojnë dhe mbetemi optimistë. Ministri Driscoll është në kontakt të ngushtë me Shtëpinë e Bardhë dhe agjencitë amerikane ndërsa procesi vazhdon,” shtoi ai.

Kjo zhvillim vjen në një kohë kur përfaqësues të SHBA ndodhen në Abu Dhabi për një raund të ri bisedimesh të fshehta me delegacionin rus. Megjithatë, zyrtarisht, as Kievi dhe as Moska nuk kanë konfirmuar se zyrtarë të tyre ndodhen në Abu Dhabi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here