Afera 190 mln euroshe, kush ishte “mustaqja” e tunelit të Llogarasë

0
43

GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku, tre javë pasi SPAK e shpalli zyrtarisht të pandehur për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Detaje të reja janë zbuluar nga komunikimet e Ballukut me vartësin e saj të drejtpërdrejtë, Evis Berberi, i cili në momentin e shkëmbimit të mesazheve të nxjerra nga prokuroria ishte drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Nga këqyrja e celularit të Berberit janë zbuluar komunikime të tjera mes tij dhe Ballukut në lidhje me takimin e kësaj të fundit me një prej përfaqësuesve të një prej kompanive turke të përfshira në ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Pjesë nga dosja:

Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”. •

Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.

Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni.

Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”. Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.

Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30?”.

Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.

Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here