Në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun tregohet se si ministrja udhëzonte Berberin që të përjashtonte nga tenderët kompanitë që nuk i “pëlqenin”. Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur sipas saj me deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë. “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.
Pjesë nga dosja
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “ËhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”. Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.

































