Kategoria e Parë/ Njihuni me ndeshjet dhe oraret

0
43

Java e 12-të e Kategorisë së Parë do të luhet e gjitha ditën e diel, 23 nëntor, në orën 13:30.

Skënderbeu, skuadra kryesuese, do të përballet në transfertë me Burrelin, një sfidë e fortë për korçarët që synojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Laçi pret në shtëpi Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Roza Haxhiu” zhvillohet ndeshja Lushnja-Pogradeci.

Në Fier, Apolonia përballet me Kukësin, ndërsa Korabi luan në shtëpi ndaj Luftëtarit. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti do të luajë ndaj Besës së Kavajës.

Kategorinë e Parë e kryeson Skënderbeu me 28 pikë, ndërsa Laçi renditet i dyti me 21 pikë.

Kategoria e Parë, java 12

KF Laçi – Iliria 23.11.2025 13:30

Lushnja – Pogradeci 23.11.2025 13:30

Burreli – Skënderbeu 23.11.2025 13:30

Apolonia – Kukësi 23.11.2025 13:30

Korabi – AF Luftëtari 23.11.2025 13:30

Kastrioti – Besa 23.11.2025 13:30

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here