Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

0
44

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese.

Raportohet se në datën datën 20 nëntor, Berisha ka dorëzuar një kërkesë në Kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së “detyrimit me paraqitje”, i cili referuar vendimit të Apelit të datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, mësohet se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji.

Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.

Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora 10”00. Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca plenare, siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).

Këto vendime lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here