Teksa ndodhet në Romë për të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë shqiptare me atë italiane, kryeministri Edi Rama është pikasur në një moment të tensionuar në rrugët e kryeqytetit të Italisë.
Rama është filmuar duke folur në telefon dhe duke ecur në një prej rrugëve të Romës, ndërsa nga toni i zërit, kreu i ekzekutivit nuk duket shumë i qetë.
“A je ti bashkëkryetar apo çfarë je? Ti çfarë bën, për çfare je, për të bërë pengesa?”, dëgjohet Rama duke i thënë bashkëbiseduesit në telefon.
Sakaq, nuk është e qartë se kush është personi me të cilin flet në telefon kryeministri.
Rama u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një ceremoni zyrtare para takimit mes dy qeverive që janë dakordësuar për 16 marrëveshje bashkëpunimi në disa sektorë.


































