Google search engine
Home Politike Drejtesi Për herë të parë jashtë qelisë prej 10 shkurtit, Erion Veliaj paraqitet...

Për herë të parë jashtë qelisë prej 10 shkurtit, Erion Veliaj paraqitet sot në Gjykatën Kushtetuese

0
89

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një shkresë Veliajt, në cilësinë e palës në proces, duke e pyetur nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë. Më 13 tetor, gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke e informuar për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe për marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj do të shprehte vullnetin për të qenë i pranishëm.

Erion Veliaj ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, derisa të jepet vendimi përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të Veliajt.

Kjo do të jetë hera e parë që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti. Ai u arrestua pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here