Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka njoftuar se Amerika do të nisë testimin e armëve bërthamore.
Në një postim në rrjetin sociale Truth, Trup shkruan se procesi do të nisë menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Kjo u arrit, duke përfshirë një përditësim dhe rinovim të plotë të armëve ekzistuese, gjatë mandatit tim të parë në detyrë. Për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme shkatërruese, e URREJA ta bëja, por nuk kisha zgjidhje tjetër! Rusia është e dyta, dhe Kina është e treta, por do të jetë edhe brenda 5 vitesh. Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta. Ky proces do të fillojë menjëherë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, thuhet në postim.
































