Futboll femra/ Shqipëria të premten në fushë përballë Qipros

0
78

Shqipëria, futbolli i saj i femrave, pretendon se ka rritur nivelin edhe në rang ndërkombëtar dhe synon të korrë suksese tashmë me ekipin përfaqësues.

Shqipëria e vajzave do të zbresë në fushë të premten në orën 18:00 për ndeshjen e parë ndaj Qipros në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Kombëtarja kuqezi mbyll pasditen e sotme përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Qipros. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, kapitenia Megi Doçi dhe mbrojtësja Alma Hilaj kanë folur për fshf.org, duke ndarë emocionet, pritshmëritë dhe objektivat e skuadrës për dy ndeshjet vendimtare ndaj Qipros. Megi Doçi, kapitenia e ekipit kombëtar, në një prononcim për fshf.org thekson se skuadra do të shkojë drejt Qipros me objektivin për të fituar ndeshjen. Ajo nënvizon se përfaqësuesja qipriote nuk duhet nënvlerësuar.

Vajzat po i presin me emocion të dyja ndeshjet. Do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës sepse janë shumë të rëndësishme për ne. Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve që të jemi pjesë e Ligës B. Trajneri çdo ditë na motivon shumë për ndeshjet që kemi në vazhdim. Qipro nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar, por do vlerësim maksimal. Besoj se me punën që kemi bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, po ashtu edhe ekipi është i plotë, besoj se jemi përgatitur mirë edhe taktikisht dhe me motivimin e duhur, ekipi kombëtar do të shkojë për fitore. Për mua, duhet të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar ekipin kombëtar. Kjo është shumë e rëndësishme dhe motivimi para lojës është i rëndësishëm për ekipin”, theksoi Doçi, një nga lojtaret më të mira të skuadrës kombëtare të vajzave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here