Delta vdekjeprurëse e lumit Dnieper, 5 mijë ushtarë të bllokuar në ishuj të vegjël

0
49

Në një përpjekje të dëshpëruar për t’u arratisur, një grup ushtarësh rusë u ngjeshën në një varkë të vogël dhe u nisën për lundrim nga një ishull moçalor në deltën e Dnieperit. Të mbuluar me kamuflazh të improvizuar nga kallamishte dhe baltë, ata shtrihen pak mbi sipërfaqen e ujit, duke shpresuar se kanalet e ngushta do t’i fshehin ndërsa përpiqen të kthehen në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Por lart mbi ta, ushtarët ukrainas po vëzhgojnë çdo lëvizje të tyre, dhe në çastin tjetër, heshtjen e thyen gumëzhima e një droni vetëvrasës që bie mbi varkë dhe shpërthen. Kjo skenë brutale përshkruan jetën dhe vdekjen e përditshme në lumin Dnieper, ku rreth 5,000 ushtarë rusë janë të bllokuar dhe të uritur në një zinxhir ishujsh në jug të Khersonit. Koloneli Oleksandr Zavtonov i Korpusit të 30-të të Marinës së Ukrainës e përshkruan këtë zonë si një “zonë vdekjeje për Rusinë,” duke theksuar se nuk ka vend për t’u fshehur atje. Ishujt, që shtrihen në deltën e Dnieperit, formojnë një barrierë natyrore dhe janë bërë një fushë beteje ku progresi matet me metra, ndërsa mbijetesa varet nga fshehja dhe një ndjenjë e përsosur e kohës. Dronët ukrainas fluturojnë vazhdimisht mbi ushtarët rusë, duke i zbuluar dhe eliminuar ata shpejt, dhe ata janë detyruar të mbijetojnë duke përdorur ujë nga lumi dhe duke blejë mjete si varka dhe motoçikleta për të lëvizur.

Ushtria ruse ka pasur probleme të mëdha me furnizimet dhe rotacionin e trupave, duke bërë të pamundur për ata që të operojnë efikas. Mbi këtë zonë kontrollin e ka Ukraina, dhe ndërsa ushtarët rusë janë në një situatë të rrezikshme, çdo tentativë e tyre për të avancuar ose për të zëvendësuar forcat ka përfunduar në dështim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here