Dalin emrat e katër kandidaturave që mund të zëvendësojnë Tudorin në krye të Juventusit

0
55

Igor Tudor po përballet me presion gjithnjë e më të madh, dhe dy ose tre ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në stolin e Juventusit. Megjithatë, mediat italiane kanë filluar tashmë të përmendin disa kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar atë nëse rezultatet nuk përmirësohen. Sipas “Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Sky Sport Italia”, trajneri kroat është nën vëzhgim të rreptë, pasi “Zonja e Vjetër” nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe pësoi humbjen e parë të sezonit kundër Komos të dielën. Pas këtij rezultati, Juventusi renditet në vendin e 7-të në Serie A me 12 pikë, po aq sa Komo dhe tre pikë më pak se vendet që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Skuadra bardhezi do të ketë një kalendar shumë të vështirë në ditët në vijim: më 22 tetor viziton Real Madridin në Ligën e Kampionëve, më pas përballet me Lacion në Romë (26 tetor) dhe pret Udinezen në Torino (29 tetor).

Sipas “Gazzetta” dhe “Tuttosport”, pikërisht ndeshjet kundër Real Madridit dhe Lacios do të jenë vendimtare për fatin e Tudor, ndërsa “Sky Sport” shton se dy sfidat e ardhshme në kampionat do të përcaktojnë nëse ai do të vazhdojë në stolin e Juventusit apo jo. “Sky” thekson gjithashtu se deri më tani Juventusi nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë trajner tjetër, pavarësisht zërave për një takim me Raffaele Palladinon. Megjithatë, “Gazzetta” përmend katër kandidatë të mundshëm për postin e trajnerit: Luciano Spaleti, Roberto Mançini, Rafaele Palladino dhe Thiago Mota.

Spaleti raportohet se do të ishte i hapur për të marrë drejtimin e Juventusit, por pengesë mund të bëhet paga e tij e lartë, pasi si Tudor ashtu edhe pararendësi i tij Mota janë ende nën kontratë deri në vitin 2027. Mançini, i cili është tifoz i Juventusit, mund të përballet me një pritje të ftohtë nga tifozët për shkak të së kaluarës së tij si trajner i Interit gjatë periudhës së “Calciopolit”. Palladino, në anën tjetër, është në marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorin teknik të Juventusit, François Modesto, me të cilin ka punuar më parë te Monza. Ndërsa Thiago Motta, që është ende nën kontratë me klubin për edhe dy sezone të tjera, mbetet një opsion i mundshëm për rikthim në rast se drejtuesit vendosin për ndryshim. Në fund, raportohet se Damien Comolli, i cili do të marrë detyrën e CEO-së së klubit muajin e ardhshëm, mund të zgjedhë një drejtim krejtësisht tjetër dhe të kërkojë një profil surprizë nëse vendos të shkarkojë Tudor në javët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here