Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

0
68

Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit. Kështu kanë konfirmuar burimet e gazetares Anila Hoxha.
Bëhet e ditur se do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra një ditë më parë brenda sallës së gjyqit.

Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo.

Siç tregojnë kamerat e sigurisë, dy gjyqtaret e tjera kanë dalë sapo është dhënë vendimi, ndërsa gjyqtari po mblidhte dosjen menjëherë pas shpalljes së vendimit.
Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e pranishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here