Tronditet Saranda. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në prag të mesnatës në qytetin bregdetar ku një automjet është hedhur në erë. Brenda makinës, bëjnë të ditur burime është gjetur një trup i pajetë.
Viktima ende nuk është identifikuar, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar trupi prej shpërthimit të fuqishëm.
Nga shpërthimi ka edhe dëme materiale në disa biznese dhe në automjet tjetër aty pranë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Dinamika e ngjarjes dhe përmasat e saj lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë dhe me synim të qartë eliminimin e shënjestrës.

































