Elon Musk, thirrje publike shikuesve të anulojnë abonimet në Netflix

0
18

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe i vetëshpalluri “absolutist i lirisë së fjalës”, ka nisur ditët e fundit një fushatë të ashpër kundër Netflix, duke i bërë thirrje ndjekësve të tij që të anulojnë abonimet. Musk pretendon se kompania po promovon “axhendë pro-transgjinore” tek fëmijët dhe se po ushtron “propagandë të zgjuar” nëpërmjet përmbajtjes së saj.

Fushata kundër Netflix

Me një pasuri të vlerësuar rreth 500 miliardë dollarë dhe mbi 227 milionë ndjekës në platformën X, që ai kontrollon, Musk ka postuar ose ripostuar në vetëm tre ditë të fundit mbi 25 herë thirrje për të bojkotuar Netflix. Sulmi filloi të martën, kur ai reagoi ndaj një postimi të faqes konservatore Libs of TikTok, që denonconte një episod të serialit për fëmijë Dead End: Paranormal Park, ku një nga personazhet shprehet se është transgjinor. Seriali, i përshtatshëm për moshat mbi 7 vjeç, u transmetua për 20 episode në vitin 2022 dhe më pas u anulua nga Netflix.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here