SPAK ka zbardhur një vepër të rëndë kriminale, ndërsa zbarkoi sot në Durrës.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24, se SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest të ri për Astrit Avdylin, kreun e bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet në burg. Po ashtu, urdhër-arrest i ri është dhënë dhe për nipin e tij, Aldo Avdyli, që dyshohet se ka qenë ekzekutori në këtë ngjarje kriminale, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit që është ekzekutuar, ngjarje që ka ndodhur në Durrës.
Aktualisht, hetuesit e BKH-së janë duke ushtruar kontrolle në zonën e Durrësit, aty ku kanë banesën dhe zhvillojnë veprimtarinë këta persona të krimit. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe po ushtrohen dhe në zonën ku jeton ‘Rrumi’, por dhe në banesën e tij.