Opozita nxjerr emrat e parë si kandidatë për kryebashkiak të Tiranës

0
28

Dalin emrat e parë të kandidatëve të mundshëm të opozitës për kryetar I bashkisë së Tiranës. Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja janë dy emrat e hedhur në tryezë në takimin që u zhvillua sot mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Kelliçit nga PD dhe Erald Kapri dhe Barbara Doda nga Partia Mundësia.

Grupi negociator i Partisë Demokratike, ka vijuar sot me takimet me partitë e tjera opozitare me qëllim përcaktimin e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të zhvillohen për Bashkinë e Tiranës.

Sot përfaqësuesit e PD-së, janë takuar me palë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Partisë Mundësia.

Nga ambientet e hotelit ku është mbajtur takimi, deputeti i Partisë Mundësia, ka folur për mediat duke theksuar se e rëndësishme që këto negociata të përfundojnë me sukses, është që emri i personit që do të përfaqësojë opozitën, të jetë një personazh me integritet mbi palët dhe i distancuar plotësisht nga çdo akuzë apo çdo formë tjetër që cënon profilin politik dhe më tej të individit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here