Gjykata Kushtetuese, në një përgjigje ka bërë me dije se ka regjistruar kërkesën e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij dhe ka shpallur publikimin e regjistrimit.
Sipas njoftimit, kjo shpallje ka efektin e një njoftimi publik për të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës.
Kjo nënkupton se ata janë tashmë të informuar për kërkesën e depozituar. Gjykata thekson gjithashtu se pezullimi i vendimit të shkarkimit mbetet në fuqi deri në një vendim përfundimtar.
Pyetje Gjykates Kushtetuese:
Duke qenë se Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë kundër shkarkimit të tij më GJK.
Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, a do ta njoftojë GJK sot Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës mbi pezullimin ex-lege të vendimit të shkarkimit të tij?
Pergjigje Gjykata Kushtetuese:
Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik.