Shtohen radhët, te Kosova vjen mbrojtësi i Bundesligës

0
48

Prurje e re te Kosova. Me dardanët është bashkuar mbrojtësi 22-vjeçar i Hoffenheim, Albian Hajdari. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në ëebsite zyrtar.

Postimi i FFK:

Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.

Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.

Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.

Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.

Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty!

Capture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here