Pagesa me SEPA nga 7 tetori

0
41

Nga Shqipëria drejt 40 shteteve të tjera pjesë të SEPA, duke filluar nga 7 tetori do të mund të bëhen transferta me kosto deri 5 herë më të ulët. Banka e Shqipërisë ka sqaruar se për transfertat dalëse deri në 100 mijë euro, komisioni nuk mund të jetë më shumë se 0.01% e vlerës, ndërsa për ato mbi 100 mijë euro do të jetë maksimumi 25 euro.

Ndërsa për transfertat hyrëse, pra për paratë që vijnë në vend, komisioni nuk do të jetë më i lartë se 3 euro pavarësisht vlerës. Për të nisur implementimin në kohë të këtij sistemi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mblodhi në një takim Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku ka kërkuar që të përshpejtohet puna për krijimin e infrastrukturës për pagesat digjitale, të hartojnë kuadër rregullator të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe vetë bankat të punojnë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave digjitale. Nisja e transfertave me SEPA përveç se do të bëhet me kosto më të ulëta dhe më shpejtë se aktualisht, sipas guvernatorit do të ndikojë në reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe në rritjen e edukimit financiar.

Numri i pagesave digjitale për frymë në Shqipëri ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016, ndërsa 78% e popullsisë kanë një llogari bankare nga rreth 40% që ishte në vitin 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here