Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli, ja sa ditë burg i mbeten

0
19

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Engert Pëllumbi pasi e shqyrtoi cështjen e rrëzoi ankimimin e Dakos dhe la në fuqi vendimin e gjykatës së Posaçme. Vendimet e Apelit të Posaçëm janë të formës së prerë e për pasojë, Vangjush Dako duhet të rikthehet në qeli, pasi nuk e ka shlyer të gjithë dënimin.

Avokati i tij tha për News24 gjatë një bisedë telefonike se Dakos i kanë mbetur dhe 10 ditë dënim për të vuajtur, sipas përllogaritjeve që ai ka kryer nisur nga fakti se ish-kryebashkiaku ka qëndruar 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj nën masën e arrestit në shtëpi.

Apeli i Posaçëm la në fuqi edhe dënimin me 2 vite burgim seicilin për dy bashkëpunëtorët e Dakos, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku.

Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, I pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.

Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Emri i Vangjush Dakos u rikthye në vemendjen e medias ditët e fundit pasi në hyrjen e një hoteli në pronësi të tij u zbulua një sasi tritoli, gati për shpërthim, që sipas hetuesve besohet se ishte një mesazh kërcënues për ish-kryebashkiakun e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here