Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Në kabinetin e ri qeveritar, u ndryshuan 7 anëtarë dhe u afruan 7 emra të rinj. Ndërkohë, që 8 të tjerë janë rikonfirmuar në detyrë ose kanë ndryshuar Ministri.
Pjesë e kabinetit qeveritar do të jetë edhe ministria virtuale, për të cilën Rama tha se anëtarja e krijuar me Inteligjencë Artificiale do të jetë ‘Diella’, e cila prej kohësh ofron asistencë virtuale në e-Albania.
Kabineti i ri qeveritar:
Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastruktrës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministria e Punëve të Brendshme – Albana Koçiu
Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministria e Financave – Petrit Malaj
Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit – Blendi Gonxhja
Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
Ministria e Arsimit – Mirela Kumbaro
Ministria e Shëndetësisë – Evis Sala
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
Ministria e Mbrojtjes – Pirro Vengu
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
Ministria për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë – Majlinda Dhuka
Ministri për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu
