Pezullimi i dënimit me burg i Ragip Gilës/ Akuza s’u pajtua me vendimin, e ankimoi në Apel

0
17

Prokuroria e Shkodrës, rezulton të mos jetë pajtuar me dënimin me kusht të Ragip Gilës, autorit të masakrës së Shkodrës, i cili 6 muaj më parë u lirua nga burgu i Reçit, pasi gjyqtari Albert Keraj, i pezulloi dënimin me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Prokurori i çështjes, dy muaj pas këtij vendimi ka ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke i kërkuar kësaj gjykate deklarimin fajtor dhe dënimin me 3.4 vite burgim të Ragip Gilës, dhe njëherësh heqjen e pezullimit të dënimit me burg.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se apelimi është regjistruar në 26 Maj 2025 dhe pritet që në vijim, ankimi i Prokurorisë të shqyrtohet nga një trupë gjykuese, e cila pas mënyrës se si rrodhi ngjarja, ka shumë gjasa ta prishë vendimin e Gjykatës së Shkodrës dhe ta lëri në burg, Ragip Gilën.

Pezullimi i dënimit me burg i Ragip Gilës/ Akuza s’u pajtua me

Ky i fundit tashmë ndodhet në qeli për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër, ku objektiv i atentatit të tij ishte anëtari i grupit të “Bajrave”, Eugen Vaso alias Brajoviç.

Vaso mbeti i plagosur rëndë, ndërsa dy miqtë e tij mbetën të vdekur në vend.

Nga sulmi me armë në lokalin pranë bashkisë Shkodër, mbetën të plagosur një kamariere dhe një kliente tjetër e lokalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here