Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër

0
26

Zbardhet dinamika e atentatit të ndodhur në Shkodër, ku hujmbën jetën 2 persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Mësohet se autori i dyshuar pasi ka ndjekur viktimat brenda lokalit dhe ka qëlluar ndaj tyre, ka dalë jashtë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

Aty më pas ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës.

Me makinën e grabitur dhe skafandë në kokë brenda automjetit, ka tentuar që të largohet derisa ka bërë një aksident në zonën e Sarreqit dhe më pas policia i është vënë në ndjekje duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

Kujtojmë se nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa Erogen Vaso (Brajoviq) dhe Meri Kaceri u plagosën.

Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar, Rakip Gila, një tjetër emër i njohur për drejtësinë, i cili rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2023 për mbajtje pa leje të armatimit dhe pajisjeve të përdorura nga grupet kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here