Mediat turke: Muçi ikën nga Beshiktashi

0
22

Lojtarët e përfaqësueses tonë nuk u paraqitën aq mirë në ndeshjen që Shqipëria luajti dhe fitoi 1-0 ndaj Gjibraltarit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Asani me penallti. Por duhet thënë se paraqitja e kuqezinjve përballë një kundërshtari modest ishte larg pritshmërive dhe kjo ka sjellë jo pak shqetësim. Duket se lojtarët nuk kishin angazhimin e duhur, si duket të fokusuar më shumë tek ndeshja zyrtare e 9 shtatorit kundër Letonisë. Nga ana tjetër, një pjesë e futbollistëve ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e merkatos së tyre, duke qenë as këndej e as andej. Një nga futbollistët më të përfolur është Ernest Muçi, ku mediat turke një ditë thonë do të qëndrojë e një ditë do të largohet, por tani së fundmi një opsion brenda Turqisë e bën më të besueshëm transferimin e tij. Lojtarë si Asllani, Broja e ndonjë tjetër ende nuk po përshtaten si duhet atje ku kanë vajtur. Disa sulmuesve u mungojnë golat me ekipet e tyre dhe me Kombëtaren e gjenden nën presion. Kjo është pak a shumë situata me lojtarët kuqezi, një pjesë të tyre, në këtë periudhë kur kampionatet pushojnë për shkak të angazhimeve të skuadrave kombëtare në kualifikueset e Botërorit të vitit 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here