Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe 80 zyrtarë të tjerë janë penguar të marrin pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator në Nju Jork.
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ua ka revokuar vizat amerikane delegatëve nga Autoriteti Palestinez (AP) dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), dhe ua ka mohuar të tjerëve të aplikojnë për një të tillë.
“Është në interesin tonë të sigurisë kombëtare t’i mbajmë përgjegjëse PLO-në dhe AP-në për mosrespektimin e angazhimeve të tyre dhe për minimin e perspektivave për paqe”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Deklarata shtoi se, për t’u konsideruar partnerë për paqen, të dy grupet “duhet ta hedhin poshtë vazhdimisht terrorizmin dhe t’i japin fund nxitjes së terrorizmit në arsim, siç kërkohet nga ligji amerikan.