Danimarkë, zbulohen operacionet e fshehta për pushtimin e Groenlandës, arrestohen 3 amerikanë

0
51

Qeveria daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë amerikan në vend, pasi shërbimet e inteligjencës së vendit zbuluan se të paktën tre qytetarë amerikanë po punonin në “operacione ndikimi” në Grenlandë me qëllim largimin e vendit nga Danimarka dhe afrimin me SHBA-në, raportojnë radiotelevizioni i RD –së.

Zyrtarët e inteligjencës, raporton DR, kanë zbuluar një rrjet që përfshinte të paktën tre persona të përfshirë në operacione. Ata gjithashtu njoftuan se i dinë emrat e tyre dhe se janë të afërt me Presidentin Donald Trump, por kanë vendosur të mos i zbulojnë identitetet e tyre për të mbrojtur burimet e tyre. Ende nuk dihet nëse ata po punonin me urdhër të drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë apo në mënyrë të pavarur. Ministri i Jashtëm Lars Løkke Rasmussen tha se “çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë është e papranueshme”. Njëri nga burrat thuhet se ka vizituar Groenlandën për të marrë pjesë në takime atje dhe ka përpiluar një listë të aleatëve dhe kundërshtarëve të mundshëm të planeve të Trump për të pushtuar territorin.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve të Groenlandës të raportojnë rastet që mund të përdoren për ta portretizuar Danimarkën në një dritë të keqe në median amerikane, raporton DR. Dy burrat e tjerë dyshohet se kanë punuar për të ndërtuar një rrjet kontaktesh me politikanë, biznesmenë dhe udhëheqës të komunitetit për të zbatuar planet e Trump. Përfaqësuesja parlamentare Aaja Chemnitz. Donald Trump nuk e ka mbajtur të fshehtë dëshirën e tij për të marrë përsipër Groenlandën që nga fillimi i mandatit të tij. Lideri i Partisë Radikale, Martin Lidegaard, komentoi gjithashtu rastin. Ai vlerësoi se ishte një situatë serioze dhe e pakëndshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here