Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

0
26

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Ndonëse në raport me 2018-n, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune gati është dyfishuar, të huajt kanë arritut të mbushin vetëm një qoshe të boshllëkut që ka lënë largimi i shqiptarëve në emigracion. Të punësuarit e huaj në 2024-n përbëjnë vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë punonjës, sipas INSTAT.

Që para pandemisë, në vend filloi të ndihej mungesa e fuqisë punëtore vendase, si rrjedhojë e emigracionit, kryesisht të të rinjve si dhe plakjen graduale të popullsisë. Hendekun që u krijua nga rënia e fuqisë punëtore të disponueshme vendase, shumë biznese u munduan ta zëvendësonin duke punësuar të huaj. Fillimisht u tentua me punonjës nga Azia, kryesisht Bangladeshi. Kjo skemë rezultoi shpejt e dështuar, pasi ata e përdorën Shqipërinë si një tranpolinë për të ikur në vendet e tjera të BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here