Google search engine
Home Bota “S’do të lejojmë psikopatët të shkatërrojnë Amerikën”, Trump thirrje të fortë kundër...

“S’do të lejojmë psikopatët të shkatërrojnë Amerikën”, Trump thirrje të fortë kundër George Soros

0
103

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lëshuar akuza në drejtim të miliarderit George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros.

Në një reagim në rrjetet sociale, Trump i kërkoi drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj tyre në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. “George Soros dhe djali i tij super-radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO për mbështetjen e protestave të dhunshme dhe shumë veprimeve të tjera anembanë vendit”, shkroi Trump.

Trump nuk është ndalur me kaq, duke e quajtur Sorosin dhe ekipin e tij “psikopatë”. “Kini kujdes, ju po ju vëzhgojmë!”. Ai shtoi: “Nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë kurrë mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë E LIRË”, shkruan Trump.

Kujtojmë se George Soros, 95 vjeç, është një nga mbështetësit më të mëdhenj të iniciativave progresiste në botë përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, të cilat ai i themeloi pas dekadave të suksesit financiar në vitet ’70 dhe ’80.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here