Liburn Aliu jep dorëheqje: Shkak zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit

0
28

Ministri në detyrë, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovës, Liburn Aliu, njoftoi këtë të mërkurë dorëheqjen nga ky post. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aliu zbuloi se arsyeja e këtij vendimi lidhej me zgjedhjen e djeshme të Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, shkruajti Aliu.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, u shpreh ai më tej.

Aliu, i cili është anëtar dhe ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here