Inxhinierët ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj.
Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh.
Inxhinierët raketorë ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj.
Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar për fillimin e prodhimit serik, gjë që tregon se të gjitha testimet e armës janë kryer dhe se ekzistojnë njësi të ushtrisë ukrainase të afta për ta lëshuar këtë lloj rakete.
“Dhe kjo është raketa më e suksesshme që kemi pasur deri më tani. Fluturon 3000 kilometra, gjë që është e rëndësishme. Deri në dhjetor do të kemi më shumë prej tyre. Duhet të shohim suksesin e testeve dhe të shohim financimin e këtij programi”, shtoi Zelensky.
Sipas ekspertëve ukrainas, raketa ka një devijim nga shënjestra deri në 15 metra, gjë që në një distancë prej 3000 kilometrash konsiderohet mjaft e precize për raketat moderne lundruese.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas që në qershor ka paralajmëruar prodhimin serik të raketave balistike ukrainase të tipit “Sapsan”. Ajo që është me rëndësi të theksohet është se në Ukrainë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ka mbetur një bazë industriale e rëndësishme për prodhimin e raketave.