Turizmi, Shqipëria do të zbatojë modelin kroat për punonjësit sezonalë

0
57

Shqipëria do të aplikojë një model të ri për punësimin sezonal në turizëm, i ngjashëm me skemën e Kroacisë. Strategjia e miratuar së fundmi synon të rrisë qëndrueshmërinë e forcës punëtore të kualifikuar, duke garantuar mbështetje financiare për punonjësit gjatë periudhave kur nuk janë aktivë.

Qeveria parashikon krijimin e një kuadri të qartë ligjor, që do të detyrojë punëdhënësit të ruajnë stafin për sezonet pasuese, ndërsa punonjësit do të përfitojnë kompensim, sigurime shëndetësore dhe ndihmë ekonomike të bazuar në pagën mesatare.

Nisma do të nisë me sektorin e turizmit dhe hotelerisë, por mbështetja financiare mund të shtrihet edhe në industri të tjera me karakter sezonal. Kjo pritet të sigurojë stabilitet më të madh për punonjësit, si dhe forcë të gatshme punëtore për bizneset gjatë çdo sezoni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here