Penalitetet nëse s’paguani detyrimet për hapësirën e përbashkët!

0
64

Avokati Alban Duro ishte i ftuar sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku analizoi ndryshimet që sjell ligji i ri për administrimin e ambienteve të përbashkëta.

Avokati sqaroi penalitetet me të cilat përballen qytetarët në rast se nuk paguajnë detyrimet sa I përket administrimit të pallatit, ndërsa shpjegoi se me ndryshimet e reja në “lojë” hyn edhe përmbaruesi që mund të “vjelë” detyrimin duke marrë prona të luajtshme apo jo të qytetarëve, që më pas kalon në ankand dhe pas shitjes paguhet detyrimi.

“Më parë administrimit i pallateve bëhej nga familjet që banonin në atë godinë, dhe niste që nga pastrimi, lyerja, që rregulloheshin në rend kohor me rotacion.
Ligji i ri vjen në frymën e parashikimeve ligjore të dispozitave në Kodin Civil për bashkëpronësinë, pra ambientet jashtë pragut të shtëpisë, duke nisur nga shkallët, oborrit, parkimit, truall pallati përpara, tarracë etj.

Asambleja e bashkëpronarëve, janë banorët që kanë banesat në ndërtesë. Ajo zgjedh kryesinë që më tej zgjedh administratorin.

Ligji jep mundësi administratorëve t’i kërkojë kryesisë të marrë masa nëse nuk paguhen detyrimin për administrimin, ndërsa kryesia mundtë vendosë edhe gjoba.

Me një kërkesë të thjeshtë i drejtohemi gjykatës që mundësin që administratori të vendoset përballë një zyre përmbarimore që mund të kryejë vjeljen e detyrimit, duke parë llogaritë bankare, hipoteka dhe automjeti”, tha ai.

Avokati ka sqaruar gjithashtu se me ligjin e ri mundësohet regjistrimi në hipotekë i hapësirave të përbashkëta.

“Qytetarët do të kenë mundësi të regjistrojnë në hipotekë edhe ambientin e përbashkët. Deri tani hapësirat e përbashkëta ishin në kontratë por jo në kadastër. Mund të regjistrojmë shkallët, tarracën, oborrin e pallatit”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here