Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me një kamion

0
76

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Salzburg- Mynih, në afërsi të daljes një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij.

Siç raportohet më tej, nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, 30 kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre më rëndë.

Katër persona u dërguan në spitalet më të afërta për kontrolle mjekësore.

Për pasojë, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë për pastrimin dhe heqjen e mjetëve, duke u rihapur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here