Sot ditë vendimtare për skuadrat tona në Ligën e Konferencës

0
15

Adriatik BALLA

Sot kthehen në fushë skuadrat tona që luajnë në Europë. Bëhet fjalë për tri skuadra që luajnë në Ligën e Konferencës, e ku dy prej tyre luajnë brenda fushe, kanë shanse të mëdha të shkojnë në raundin e tretë. Kështu, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo Siti do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League. Të tre skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin. Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 21:00. Dinamo Siti do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45. Ndërkohë, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45. Për shkodranët duhet thënë se është kundërshtar i vështirë dhe pavarësisht fitores në duelin parë Vllaznia do ta ketë të vështirë, kurse Egnatia dhe Dinamo kanë shanse të mëdha të shkojnë në turin e tretë paraeliminator.

Flet Dita: Dinamo e karikuar për të fituar

Dinamo luan sot me Atletik D’Eskaldes të Andorrës në sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Trajneri Ilir Daja është treguar optimist dhe ka besim në forcat e skuadrës së tij, duke qenë edhe se ndeshjen e parë Dinamo fitoi në transfertë 2-1. Natyrisht, kërkohet përgjegjësi dhe motivim, pasi asgjë nuk do të jetë e lehtë. Andorrianët s’kanë gjë për të humbur dhe vijnë të bëjnë surprizën. Prandaj dhe Daja ka kukuar përqendrim në këtë sfidë. Për mediat foli dhe kapiteni i bluve, Bruno Dita, i cili ka besimin se ekipi do të kalojë turin. Dinamovitët fituan në ndeshjen e parë në transfertë, ndaj edhe sipas vetë futbollistit, nuk kanë trysni në këtë sfidë kthimi, ndonëse nuk nënvlerësojnë kundërshtarin që kanë përballë, siç shpjegoi Dita në konferencën e sotme për mediat. “E vështirë të shihja nga stoli ndeshjen e parë? Të them të drejtën është e vështirë se të gjithë vitin ne luajmë për këto ndeshjet e Europës. Paraqitja në këto ndeshje është reklama më e mirë për çdo futbollist. Dhe ta ndiqja ekipin nga pankina, nuk isha i mundur të luaja në atë ndeshje, ishte shumë e vështirë për mua. Kundërshtarët kanë një epik të mirë, nuk janë ekip për t’u nënvlerësuar. Por mendoj se ne kemi akoma më shumë për të dhënë dhe jemi më lart se kundërshtari. Nuk jemi fare në presion, duke marrë parasysh që kemi një fitore në ndeshjen e parë. Çdo gjë është në favorin tonë, pavarësisht se ekipi kundërshtar nuk është për t’u nënvlerësuar. Por presion nuk kemi as ne si mbrojtje dhe as i gjithë ekipi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here