Korçë/ Lirimi i hapësirave publike, bizneset e pedonales protestojnë: Nuk jemi zaptues, por taksapagues

0
18

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga i cili u kërkohet lirimi i hapësirave publike, në kulmin e sezonit turistik dhe me një afat shumë të shkurtër.

Nëpërmjet fletëve të ngjitura në xhamat e lokaleve në pedonalen e Korçës, ata kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për mungesën e dialogut dhe njoftimin e vonuar nga institucionet.

Disa nga mesazhet që spikasin janë:

“Nuk jemi zaptues, por taksapagues – duam dëmshpërblim!”

“Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?”

“A ka partneritet pa konsultim? Bizneset tona nuk janë armiku juaj.”

“Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik.”

“Përse kjo arrogancë, përse kjo prepotencë? Pse ky diktat?”

“Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?”

Ky reagim vjen në një periudhë kur aktiviteti turistik është në kulmin e tij dhe shumë prej këtyre bizneseve bazojnë të ardhurat vjetore pikërisht në këtë sezon.

Ata kërkojnë jo vetëm shtyrjen e afatit, por edhe një proces të drejtë dhe të bazuar në komunikim të hapur me institucionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here